Ushtria azerbajxhanase në Kalbajar

Ushtria azerbajxhanase hyri në Kelbexher (Kalbajar), një rajon i Karabakut Malor dhe që për 27 vite ka qenë i pushtuar nga Armenia. Sipas marrëveshjes së 10 nëntorit Armenia kishte pranuar të tërhiqet nga 7 rajone. Armenia duhej ta kishte dorëzuar Kaelbexherin më 15 nëntor, por data ishte shtyrë për në 25 nëntor me kërkesë të Erevanit për arsye të kushteve të vështirave gjeografike dhe mundësive të kufizuara të transportit.