Siri - Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton krizën humanitare

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka marrë në shqyrtim situatën humanitare në Siri, në përgjigje të apelit të Spanjës dhe të Zelandës së Re. Në një deklaratë pas takimit, përfaqësuesi i përhershëm i Zelandës së Re në Kombet e Bashkuara, Gerard Van Bohemen, tha se pa gjetur një zgjidhje politike për problemin e Sirisë është e vështirë të ndryshohet situata humanitare.