Qeveria shqiptare tregon kujdes të vazhdueshëm për të prekurit nga tërmeti

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë kujdesur vijimisht për të prekurit nga tërmeti, që mos t’u mungojë mbështetja në këto kohë të vështirë të shkaktuar nga COVID-19.

Rezervat e Shtetit shqiptar në Lundër prej javësh janë kthyer në një kantier të madh, ku punohet pa ndërprerje për të bërë të mundur asistencën me pako ushqimore të mijëra familjeve në nevojë.