Nënshkruhet projekti i përbashkët shqiptaro-turk për restaurimin e shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat

Kryeministri Edi Rama priti pak ditë më parë në Gjirokastër, ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, me të cilin u nënshkrua projekti i përbashkët i restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

Marrëveshje të veçanta u nënshkruan mes ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

 “Sot, mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë u nënshkrua një marrëveshje që synon forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të artit, arkeologjisë, muzeologjisë, në luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore, të mbrojtjes së të drejtave të autorit etj”, shprehet Margariti.