Në Turqi shtohet numri i shkollave të aktrimit

Telenovelat turke sot ndiqen nga qindra e mijëra persona në të pestë kontinentet.

Interesi i madh që është shfaqur për këto seriale brenda dhe jashtë vendit është bërë shkak edhe për hapjen e shkollave të reja të aktrimit.

Veçanërisht në metropolet e Turqisë numri i shkollave të aktrimit po rritet me shpejtësi. Kuptohet një rol të madh këtu kanë edhe shumat e mëdha të parave që marrin aktorët e këtij sektori.