Në Shkodër çelet ekspozita “Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane”

“Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane” titullohet ekspozita e çelur para pak ditëve në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë,  Elva Margariti, zv/kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, drejtori i Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni, drejtori i institutit turk “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı si dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.