Ndahen çmimet e “Globit të Artë” me një ceremoni madhështore

Në kategorinë e Dramës, çmimin për filmin më të mirë e fitoi "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" me regji të Martin McDonagh. Aktorja protagoniste e filmit, Frances MacDormand fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë”.   

Aktori anglez Gary Oldman, me rolin e Winston Churchill në filmin “Darkest Hour" fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në kategorinë e dramës.