Komandanti i KFOR-it: Misioni nuk ka ndryshuar

Komandanti i KFOR-it, Michele Risi ka deklaruar se mjedisi i sigurisë në Kosovë është i qëndrueshëm, por se ekzistojnë disa faktorë të paqëndrueshmërisë që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë nëse të njëjtat nuk monitorohen apo kontrollohen.