Francë – Qeveria mbyll një të tretën e 89 xhamive të inspektuara

Si pjesë e kufizimeve të vendosura nga Franca për myslimanët dhe objektet e tyre të kultit, një e treta e 89 xhamive të inspektuara nga qeveria janë mbyllur që nga nëntori 2020.

Përpara se Franca të miratonte ligjin e saj kundërthënës antiseparatizëm, policia franceze kishte mbyllur 650 objekte me pretendimin se aty strehoheshin “përkrahës të ekstremizmit” dhe kishte inspektuar rreth 24 mijë të tjera.

Projektligji i ri, i cili është kritikuar për diskriminimin e myslimanëve, u ndesh me kundërshtime të ashpra nga ligjvënësit e krahut të djathtë dhe të majtë gjatë diskutimeve në gusht të këtij viti.

Ndërkaq, 6 xhami dhe 10 institucione në rajonet Sarthe, Meurthe-et-Moselle, Cote-d'Or, Rhone dhe Gard janë tashmë në procesin e mbylljes nga shteti.

Gjithashtu janë sekuestruar llogaritë bankare të 205 organizatave.

Qeveria kundërshtoi edhe ndërtimin e Xhamisë “Eyup Sultan” në Strasburg, pavarësisht miratimit të saj nga administratat lokale.

Ministri francez i Punëve të Brendshme paralajmëroi se zyrtarëve fetarë të huaj po ashtu do t'u ndalohet hyrja në vend duke filluar nga viti 2023.

Theksohet se këto masa kontradiktore bien ndesh me parullën kombëtare franceze “Liberte, Egalite, Fraternite”, e cila do të thotë “Liri, Barazi dhe Vëllazëri”.