Bebet ‘surrogate’ mbesin të izoluar në Ukrainë për shkak të koronavirusit

Për shkak të kufizimit të udhëtimit, bebet që janë sjellë në jetë nga nënat zëvendësuese (surrogate) ukrainase kanë mbetur pa përkujdesje prindërore në klinikat e Ukrainës që e ofrojnë këtë shërbim edhe për shtetasit e huaj. Për momentin prindërit i shikojnë vetëm online foshnjat e tyre të porsalindura.