VIDEO - Xhamia Ayazma në Stamboll

Xhamia Ajazma që ndodhet në lagjen Aziz Mahmud Hudayi në Yskydar (Uskudar) të Stambollit është një xhami historike e mbetur nga periudha osmane. Xhamia është ndërtuar nga ana e Sulltanit të 26-të të Perandorisë Osmane, Mustafa i 3-të në emër të nënës së tij Mihrishah Emine Sulltaneshës dhe vëllait të tij princit Suleyman. Arkitekti i kësaj xhamie është Mehmed Tahir Agai. Pas një periudhe 2 vjeçare të ndërtimit të saj që filloi në vitin 1758 xhamia u përurua për ibadet në vitin 1760. Për nga stili i ndërtimit xhamia mban xhurmët e stilit të ndërtimit osman dhe atij barok.

Minarja e xhamisë e rrënuar me goditjen e rrufesë u rindërtua mes viteve 1872 dhe 1881. Xhamia e rinovuar në vitin 1953 së shpejti do të restaurohet.

Xhamia emërohet sipas pallatit Ajazma që ndodhej këtu së bashku me kopshtin.