Turqi – Portreti i Ataturkut nga gjurmët e duarve të nxënësve dhe mësuesve

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 23 Prillit – Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve, nxënësit dhe mësuesit e një shkolle fillore në qytezën Gumushacikoy të provincës Amasya, në zonën veriore të Turqisë, realizuan një portret të Ataturkut me anë të gjurmëve të duarve të tyre.