Mashtrimi i Haider al-Abadit për praninë ushtarake turke në Kampin Bashika

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, kishte kërkuar personalisht ndihmën ushtarake të Turqisë. Kërkesën lidhur me një kontingjent ushtarak turk në Kampin Bashika, shumë pranë Mosulit, për trajnimin e forcave irakiane në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, Haider al-Abadi ia kishte paraqitur në person shefit të atëhershëm të qeverisë turke, Ahmet Davutoglu, gjatë një vizite zyrtare në Ankara, më datë 25 dhjetor 2014.