Erdogan u prit me entuziazëm në Ankara

Pas referendumit që u mbajt të dielën për disa ndryshime në kushtetutë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nga Stambolli erdhi në Ankara dhe mbajti një fjalim drejtuar qytetarëve që ishin mbledhur në sheshin e Kompleksit Presidencial, në lagjen Bestepe të kryeqytetit.