Tifozët portugezë festuan titullin kampion i Evropës

Portugezët e mbledhur në zonën e tifozëve, e ngritur enkas afër Kullës së Eifelit, për të ndjekur ndeshjen finale të Euro 2016 përjetuan një gëzim të madh me daljen kampion të vendit të tyre në turneun më të madh të futbollit evropian.