Porto (1 - 3) Besiktas, përmbledhja e ndeshjes

Besiktasi e ka nisur Ligën e Kampioneve me një fitore të mbresëlënëse në fushë kundërshtare përballë Portos. Në "Dragao" skuadra turke shënoi që në minutën e 13-të me Taliscan, para se Tosic të devijonte në portën e tij për golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Tosun riktheu avantazhin e skuadrës turke në minutën e 28-të, ndërsa në pjesën e dytë vendasit morën goditjen përfundimtar nga Ryan Babel 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.