EuroLeague – 11 vjet pa humbje në shtëpi, Panathinaikos mposhtet nga Fenerbahçe

Në sfidën e parë çerekfinale të Euroligës së basketbollit, ekipi turk i Fenerbahçesë mposhti në fushë kundërshtare grekët e Panathinaikosit me rezultatin 71-58. Kjo ishte humbja e parë në shtëpi e skuadrës athinase në 11 vitet e fundit. Turqit morën kështu avantazhin duke kryesuar 1-0 serinë e takimeve çerekfinale.