Arda Turan vazhdon spektaklin tek Barcelona, 3 gola 1 asist

Futbollisti turk i Barcelonës, Arda Turan, ka shënuar 3 gola dhe dhuruar një asist duke u bërë lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Hercules për Kupën e Mbretit të Spanjës, fituar 7-0 nga ekipi “Blaugrana”. Me këtë “hat-trick”, Arda Turan ka çuar në 11 numrin e golave të shënuar për Barcelonën gjatë këtij sezoni.