Horizonti i Tokës i parë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duke u rrotulluar në orbitën e tij rreth Tokës ka filmuar në mënyrë të përshpejtuar vijën e horizontit të Tokës duke na dhuruar një pamje fantastike që ia vlen të shikohet. Në 3 shkurt 2016 Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kishte kaluar edhe mbi qiellin e Shqipërisë. Pas Diellit dhe Hënës, ISS është objekti i tretë më i shndritshëm. ISS shërben si laborator i shumanshëm hapësinor e banohet vazhdimisht, që nga 2 nëntori i vitit 2000, nga të paktën dy astronautë. Që prej atij viti, ekuipazhi është zëvendësuar shumë herë pas një qëndrimi gjashtëmujor. Stacioni furnizohet kryesisht nga anija hapësinore amerikane, “Space Shuttle", anija hapësinore ruse “Soyuz" dhe kapsula ruse e hapësirës “Progress".