Vazhdon spektakli i akullit dhe dëborës në Harbin të Kinës

Në qytetin Harbin të Kinës vazhdon festivali më i madh i akullit në botë. Aktiviteti është kthyer në një spektakël pamor me skulptura dhe bukuri mahnitëse në një qytet i mbuluar i gjithi nga dëbora dhe akulli. Këtë vit festivali mbahet për të 33-in vit radhazi. Një sipërfaqe prej 360 000 metrash katrorë është mbuluar me rreth 180 000 metra kub akull. Qyteti i akullt do ti presë vizitorët deri më 25 shkurt.çin buz festivali