SHBA – Ekspozitë e arteve islame në Muzeun Metropolitan të Nju-Jorkut

Pavarësisht dekretit antiemigracion të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për mbylljen e përkohshme të kufijve amerikanë për të gjithë refugjatët dhe qytetarët e 7 vendeve me shumicë myslimane (Iran, Libi, Siri, Somali, Sudan, Irak dhe Jemen), ekspozita e Muzeut Metropolitan të Nju-Jorkut me vepra artistike qindravjeçare nga Lindja e Mesme ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm. Çdo të premte, Muzeu Metropolitan i Nju-Jorkut organizon biseda artistike 10-minutëshe mbi artet islame, kryesisht të fokusuara në arritjet shkencore dhe artistike shekullore të Lindje së Mesme.