VIDEO - KS i OKB-së diskutoi në lidhje me mbrojtjen e civilëve në situatat e luftës

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) diskutoi në lidhje me mbrojtjen e civilëve në situatat e luftës dhe vështirësitë me të cilat po përballen punonjësit e shërbimeve shëndetësore gjatë luftërave. Diskutimet u përqendruan mbi objektet mjekësore në Siri dhe Jemen, të cilat zakonisht janë të ekspozuara vazhdimisht ndaj sulmeve ajrore. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së fjalimin e tij e filloi duke thënë se situata në Siri është më e keqe se sa masakra masive.