ShBA teston raketën e katërt ndërkontinentale

Në shtetin e Kalifornisë (ShBA) forcat ajrore amerikane kanë bërë provën e katërt për këtë vit të raketës ndërkontinentale (pa mbushje). Raketa e emëruar Minuteman-3 është lëshuar në orën 02.10 (me orën lokale) nga kompleksi ushtarak në Santa Barbara.