VIDEO – Aksident hekurudhor në Greqi

Në veri të Greqisë ka ndodhur një aksident hekurudhor me çrast treni doli nga binarët dhe goditi një shtëpi. Në këtë aksident kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa u plagosën 10 të tjerë. Treni, i cili doli nga binarët në qytetin Adendro transportonte 70 pasagjerë nga Athina për në Selanik.