Shqipëria festoi 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Shqipëria festoi 10-vjetorin e Anëtarësimit në NATO më një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku morën pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Elisabeta Trenta, ajo e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Rrustem Berisha. Në këtë ceremoni morën pjesë gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, homologu i tij turk Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Armate Yaşar Güler, ambasadori Turqisë në Tiranë, si dhe mjaft të ftuar. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalën e tij tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vite më parë përbën një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.