Turqia ndërton shtëpi të reja në veri të Sirisë

Në kuadër të projektit, shtëpitë me blloqe betoni po ndërtohen në rajonet e operacioneve "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit" në Idlib në veri të Sirisë.

1825540
Turqia ndërton shtëpi të reja në veri të Sirisë
Suriye-nin kuzeyinde inşa edilen briket evler_1.jpg
Suriye-nin kuzeyinde inşa edilen briket evler_2.jpg
Suriye-nin kuzeyinde inşa edilen briket evler_3.jpg

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtëpive të filluara në territorin e Sirisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe organizatave të shoqërisë civile turke (OJQ).

Me financimin e organizatave ndërkombëtare dhe organizatave të shoqërisë civile turke (OJQ), po përparon me shpejtësi projekti i shtëpive me blloqe betoni, një projekt i iniciuar nga Turqia, e cila mban sot me miliona civilë që kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile në Siri.

Shtëpitë po ndërtohen në zonat e operacioneve antiterroriste "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit" që ushtria turke ka realizuar në veri të Sirisë për ta pastruar këtë rajon nga kërcenimi terrorist.

Projekti përparon nën udhëheqjen e këshillave vendorë të formuar me mbështetjen e Turqisë dhe nën koordinimin e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Shtëpitë janë projektuar si: 1+1 dhe 2+1 dhe kur projekti i banesave kolektive të ketë përfunduar shtëpitë do të shfaqen si qytete të reja në zonat e sigurta.

Në këto qytete do të ketë shkolla, spitale, parqe lojërash dhe xhami.



Lajme të ngjashme