Çavusoglu takohet me Lajcak në Ankara, në fokus Dialogu Beograd-Prishtinë dhe Ballkani Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, u takua të martën në Ankara me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.

1824911
Çavusoglu takohet me Lajcak në Ankara, në fokus Dialogu Beograd-Prishtinë dhe Ballkani Perëndimor

“Ne diskutuam situatën në Ballkan dhe zhvillimet rajonale, sidomos ato në Ukrainë, me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak”, njoftoi shefi i diplomacisë turke përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Vlen të theksohet se takimi Çavusoglu-Lajçak u zhvillua në kuadër të misionit lehtësues të BE-së në kryeqytetin turk.

Zyrtari evropian, gjithashtu përmes rrjetit social “Twitter”, e falënderoi kryediplomatin turk për mbështetjen e Ankarasë në detyrën e tij.

“Faleminderit Mevlut Çavusoglu për mikpritjen turke, mbështetjen për punën time dhe diskutimin tonë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, në veçanti për Dialogun (Beograd-Prishtinë)”, shkroi ai.



Lajme të ngjashme