Urimi i Presidentit Erdogan me rastin e Ditës së Nënës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka publikuar një mesazh me rastin e  Ditës së Nënës.

1823575
Urimi i Presidentit Erdogan me rastin e Ditës së Nënës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka publikuar një mesazh me rastin e  Ditës së Nënës.

Presidenti Erdogan në mesazhin e tij tha: “U uroj festën nënave tona, të cilat janë simbole të ndjenjave të larta si dashuria, mundi, vetëmohimi dhe dhembshuria”.

“Si anëtarë të një qytetërimi që vlerëson nënat duke thënë se ‘parajsa është nën këmbët e nënave’, nënat tona janë një strehë dashamirëse për ne”, vlerësoi Presidenti Erdogan në mesazhin e tij dhe vijoi si më poshtë: "Nuk duhet të harrojmë kurrë se bekimet e nënave janë një nga burimet tona më të rëndësishme të fuqisë në luftën për jetën e përditshme dhe nuk duhet t'i privojmë ato nga respekti dhe dashuria që meritojnë. Dëshira jonë nga nënat tona, të cilat janë kurora mbi kryet tona, është që fëmijëve të tyre, vendit tona dhe kombit tona të mos i mungojnë bekimet dhe përpjekjet e tyre. Uroj ditën e nënës së nënave tona të cilat gjithmonë meritojnë respektin më të madh dhe ia kushtojnë jetën familjeve të tyre dhe i përkujtoj të gjitha nënat tona që kanë ndërruar jetë me mëshirë dhe mirënjohje.”



Lajme të ngjashme