Turqia shprehet për tensionin në kufirin Kirgizi-Taxhikistan

Turqia deklaroi se është e kënaqur që konflikti që shpërtheu në kufirin Taxhikistan-Kirgizi u çtensionua me qëndrim të shëndoshë të përbashkët të palëve dhe u arrit në një armëpushim.

1770040

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruhet: “Ritheksojmë dëshirën tonë të sinqertë për një zgjidhje paqësore të tensionit kufitar përmes negociatave mes dy vendeve mike dhe vëllazërore”.

Duke uruar që incidente të tilla të mos ndodhin më, në deklaratë u përcollën ngushëllimet për ata që humbën jetën dhe u urua shërim të shpejtë për të plagosurit.

Mbrëmjen e mëparshme shpërthyen përleshjet mes rojeve kufitare të Kirgizisë dhe Taxhikistanit, ku dy persona mbetën të vrarë dhe 21 të tjerë të plagosur.

Si rezultat i bisedimeve, të dy vendet ranë dakord për një armëpushim të plotë.

Lajme të ngjashme