Çavusoglu në Sri-Lanka, në fokus zhvillimi i marrëdhënieve me vendet aziatike

Çavusoglu foli në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit dypalësh me homologun e tij, Gamini Lakshman Peiris në kuadër të vizitës së tij në Sri-Lanka.

1769829
Çavusoglu në Sri-Lanka, në fokus zhvillimi i marrëdhënieve me vendet aziatike
cavusoglu sri lanka.jpg
Cavusoglu-Gamini Lakshman Peiris.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia synon të forcojë marrëdhëniet e saj me vendet aziatike.

Çavusoglu foli në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit dypalësh me homologun e tij, Gamini Lakshman Peiris në kuadër të vizitës së tij në Sri-Lanka.

Duke vënë në dukje se takimin e parë kokë më kokë me Peiris e kanë pasur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Çavusoglu tha se kanë pasur mundësinë të diskutojnë sërish çështjet që kanë diskutuar me ministrin.

Ai tha se është pritur edhe nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, dhe deklaroi se ka përcjellë mesazhet e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe “ftesën e tij për një vizite në Turqi”.

Duke rikujtuar se Turqia në vitin 2019 nisi nismën "Azia përsëri", Çavusoglu tha: "Ne synojmë të forcojmë marrëdhëniet tona me vendet aziatike. Në këtë kuptim, ne e shohim Sri-Lankën si perlën e Oqeanit Indian dhe aleatin tonë jashtëzakonisht të vlefshëm dhe të rëndësishëm."

Duke vënë në dukje se kanë nënshkruar një marrëveshje për parandalimin e taksës së dyfishtë, Çavusolu theksoi se kjo marrëveshje do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve.

“Kjo do të zhvillojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e tregtisë, shëndetësisë, industrisë farmaceutike, ndërtimit dhe turizmit”, Çavusoglu duke shtuar se Linjat Ajrore Turke “Turkish Airlines” synojnë të rrisë numrin e fluturimeve për në Sri-Lanka nga 11 në 14, duke filluar nga muaji shtator.

"Ne jemi të vendosur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Sri Lankën", tha shefi i diplomacisë turke duke shtuar se përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorizmin do të vazhdojnë edhe këtej e tutje.

 


Lajme të ngjashme