Ministri Soylu përgëzoi homologen gjermane Faeser për emërimin e saj në postin e ri
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, u takua përmes videokonferencës me Nancy Faeser, ministren e Brendshme dhe Atdheut e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, u takua përmes videokonferencës me Nancy Faeser, ministren e Brendshme dhe Atdheut e Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas deklaratës së Ministrisë gjatë takimit, Soylu përgëzoi homologen e tij gjermane për emërimin e saj në këtë post.
Soylu uroi që mekanizmi i bashkëpunimit dhe dialogut efikas dhe konstruktiv ndërmjet Ministrive të Brendshme të dy vendeve, veçanërisht për çështjen e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, do të zgjerohet me lidhje dhe partneritete më të forta në të ardhmen.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për luftën kundër migracionit të parregullt, Marrëveshjen e 18 marsit (nënshkruar mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian për emigrantët në vitin 2016), situatën e fundit në Afganistan, luftën kundër terrorizmit dhe zhvillimet aktuale.
Lajme të ngjashme

Ushtria turke neutralizon 14 terroristë në operacionit "Kthetra-Kyçi"
Në veri të Irakut u neutralizuan 14 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.