Altun: Turqia është shembull për botën me politikën e saj realiste dhe humane të emigracionit

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Turqia jep një shembull për botën me politikën e saj realiste dhe humane të emigracionit.

1768779
Altun: Turqia është shembull për botën me politikën e saj realiste dhe humane të emigracionit

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altuntha se Turqia jep një shembull për botën me politikën e saj realiste dhe humane të emigracionit.

Altun foli në hapjen e Konferencës për Emigrantët dhe Mediat, që u organizua në kryeqytetin Ankara nga Shoqata Ndërkombëtare e Informacionit të Medias me mbështetjen e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës.

Altun tha se duke lënë pas një periudhë kur diskutimi i globalizimit dhe tendencat liberalizuese ishin në kulmin e tyre, ata vunë re se Perëndimi nga njëra anë po përjeton një krizë sociale shtetërore, nga ana tjetër po përjeton një tendencë për shpërbërje politike.

“Në këtë pikë, bota perëndimore për fat të keq shfaqet në arenën ndërkombëtare si një hapësirë gjeografike kulturore ku thellohet racizmi, rritet ksenofobia dhe rritet dallimi (diferencimi) social”, tha Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës.

Duke vënë në dukje se është përjetuar një epokë e re në të cilën problemet janë bërë ndërkombëtare dhe jo kombëtare, Altun tha: "Në këtë periudhë, Turqia, si një fuqi stabilizuese, luftoi si për sigurinë dhe stabilitetin e saj, ashtu edhe për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të rajonit. Ajo arriti përfitime shumë konkrete dhe të rëndësishme. Në këtë pikë, Turqia dha një shembull për botën me politikën e saj realiste dhe humane të emigracionit."

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se nga njëra anë, Turqia po mbron ata që janë arratisur nga lufta, terrorizmi dhe masakrat, nga ana tjetër, ka punuar dhe vazhdon të punojë me të gjitha forcat për të krijuar një mundësi krenare, të sigurt dhe vullnetare për rikthimin e njerëzve të shpërngulur.

Duke theksuar se sot Gjermania pret 530 mijë emigrantë sirianë dhe Suedia 130 mijë emigrantë sirianë dhe në asnjë vend tjetër perëndimor nuk ka më shumë se 50 mijë emigrantë sirianë, Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Turqia pret 8 herë më shumë emigrantë se Gjermania.

 

 


Lajme të ngjashme