Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Ibrahim Reisi
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Iran dhe çështje rajonale.
1766844

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Ibrahim Reisi.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Iran dhe çështje rajonale.
Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se po vijojnë punimet për mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë që do të mbahet sa më shpejt në Teheran dhe marrëveshjet që mund të nënshkruhen në këtë kuadër.
Duke shprehur se nga ana tjetër, ata vazhdojnë përpjekjet e tyre që në Kaukaz të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti, Presidenti Erdogan theksoi se si Turqi ata dëshirojnë të presin takimin e radhës të Platformës 3+3, të cilën e zhvilluan së bashku me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.