Akar shprehet për krizën Rusi-Ukrainë dhe raketat S-400

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se kriza mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore.

1766782
Akar shprehet për krizën Rusi-Ukrainë dhe raketat S-400

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se kriza mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore.

Në një intervistë për revistën e mbrojtjes dhe strategjisë “M5”, Akar iu përgjigj pyetjes në lidhje me reagimin e Rusisë ndaj mjeteve ajrore të armatosura pa pilot që Turqia i shiti ushtrisë ukrainase duke thënë se Turqia gjithmonë vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,  marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe është pro zgjidhjes me dialog.

“Theksojmë se kriza mes Federatës Ruse dhe Ukrainës duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në kuadrin e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës, në të gjitha llojet e platformave ndërkombëtare. Vendi ynë zhvillon aktivitete të ndryshme bashkëpunimi me Federatën Ruse, Ukrainën dhe vendet aleate, si dhe në shumë fusha, si ajo e industrisë dhe mbrojtjes. Mjetet ajrore pa pilot të shitura në Ukrainë janë një prej tyre. Furnizimi dhe përdorimi i këtyre sistemeve nga Ukraina është në juridiksionin e saj. Prandaj, Turqia nuk mund të fajësohet për këto sisteme që ka eksportuar”, tha Akar.

Ministri Akar, për çështjen e marrëdhënieve Turqi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Sistemin e Mbrojtjes Raketore (S-400) të blerë nga Rusia, tha se do të ishte një gabim i madh që marrëdhëniet ushtarake të dy vendeve të vlerësoheshin vetëm në kontekstin e Sirisë dhe furnizimit me S-400. "Në vend që t'i zgjidhë këto çështje në një mënyrë që i përshtatet dy aleatëve, ajo ka marrë vendime që në mënyrë të pashmangshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona. Ne jemi në favor të trajtimit të problemeve përmes dialogut në përputhje me frymën e aleancës” tha ai.

Duke deklaruar se Turqia është nën një kërcënim serioz ajror dhe raketor, ministri Akar tha se "Furnizimi me S-400 nuk është një zgjedhje, por është një domosdoshmëri".

 


Lajme të ngjashme