Ukraina e kënaqur nga propozimi i Turqisë për një takim Putin-Zelenskiy në Turqi

Zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se ftesa e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Turqi adresuar Presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy ishte një propozim "i menduar mirë dhe i mundshëm".

1765487
Ukraina e kënaqur nga propozimi i Turqisë për një takim Putin-Zelenskiy në Turqi

Mihay Podolyak, zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se ftesa e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Turqi adresuar Presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy ishte një propozim "i menduar mirë dhe i mundshëm".

Duke folur për “RBK Ukraine”, Mihay Podolyak deklaroi se Presidenti Erdogan e kupton shumë mirë situatën në rajon.

Duke theksuar se Erdogan i njeh shumë mirë motivet e ukrainasve dhe rusëve, Podolyak tha se propozimi është "pa dyshim i menduar mirë dhe ka potencial".

Edhe zëdhënësi i Pallatit Presidencial Rus (Kremlin) Dmitriy Peskov, kishte bërë të ditur se ata "mirëpresin" ftesën e Presidentit Erdogan në Turqi me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy për të zgjidhur problemet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin kishte bërë të ditur se Presidenti Recep Tayyip Erdogan kishte biseduar me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Vvladimir Zelenskiy për zgjidhjen e problemeve mes Rusisë dhe Ukrainës dhe madje ai (Erdogan) i ftoi që të dy të vijnë në Turqi dhe të zhvillojnë një takim për të zgjidhur problemet dhe mosmarrëveshjet e tyre. “Turqia është e gatshme të luajë çfarëdo roli që mundet për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Ne e bëjmë këtë si mik i Rusisë dhe Ukrainës dhe si aleat i NATO-s”, ishte shprehur ai.

 


Lajme të ngjashme