Turqia përgatiti udhërrëfyesin për reforma në drejtësi, të drejtat e njeriut dhe anëtarësim në BE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Faruk Kaymakçi deklaroi se Turqia ka përgatitur udhërrëfyesin për 1-2 vitet e ardhshme me strategjinë e reformës në drejtësi, planin e veprimit për të drejtat e njeriut dhe planin e veprimit për anëtarësimin në BE.

1764472
Turqia përgatiti udhërrëfyesin për reforma në drejtësi, të drejtat e njeriut dhe anëtarësim në BE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Faruk Kaymakçi deklaroi se Turqia ka përgatitur udhërrëfyesin për 1-2 vitet e ardhshme me strategjinë e reformës në drejtësi, planin e veprimit për të drejtat e njeriut dhe planin e veprimit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) që mbulon periudhën 2021-2023, dhe i kërkoi BE-së që të mos diskriminojë Turqinë gjatë kësaj periudhe.

Kaymakçi mbajti një fjalim në hapjen e projektit "Përmirësimi i efektivitetit të gjykatave familjare: Mbrojtja më e mirë e të drejtave të anëtarëve të familjes", organizuar nga Akademia Turke e Drejtësisë në kryeqytetin Ankara dhe drejtuar nga BE-ja dhe Këshilli Evropian.

Ai theksoi se Turqia është pjesë e familjes evropiane dhe nënvizoi se Turqisë duhet t'i tregohet respekti që e meriton.

Zëvendësministri tha se projekte të rëndësishme ligjore janë zhvilluar në Turqi në 20 vitet e fundit, por BE-ja ka pezulluar disa nga këto projekte, duke e kundërshtuar atë.

Duke theksuar se kjo është një kontradiktë, Kaymakçi tha: "BE-ja kritikon një vend kandidat për gjyqësorin dhe për të drejtat themelore. Por, nga ana tjetër, ajo pezullon projektet e vendit kandidat që do ta çojnë më tej për sa i përket këtyre dy çështjeve. Prandaj, ne duam që ky keqkuptim të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur.”

"Turqia ka përgatitur udhërrëfyesin për 1-2 vitet e ardhshme me strategjinë e saj të reformës në drejtësi, planin e veprimit për të drejtat e njeriut dhe planin e veprimit të anëtarësimit në BE, që mbulon të gjithë periudhën 2021-2023 dhe këtë po e bën me vendosmëri. Mjafton që Evropa të luaj një rol inkurajues dhe të mos diskriminon Turqinë që është një vend kandidat. Pra, kur flasim për ligjin familjar (nga BE-ja), presim që familja të mos i trajtojë ndryshe anëtarët e tyre", bëri të ditur zëvendësministri i Jashtëm Faruk Kaymakçi.



Lajme të ngjashme