Turqia feston 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin

Azerbajxhani deklaroi vullnetin e tij të fortë për t'u bërë anëtar i bashkësisë ndërkombëtare duke gëzuar të drejta të barabarta më 29 tetor 1991 që përkonte me 68-vjetorin e Republikës së Turqisë.

1762575
Turqia feston 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin

Turqia uroi 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, shkruhet: “Sot festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike me Azerbajxhanin, vend mik dhe vëllazëror.

Azerbajxhani deklaroi vullnetin e tij të fortë për t'u bërë anëtar i bashkësisë ndërkombëtare duke gëzuar të drejta të barabarta më 29 tetor 1991 që përkonte me 68-vjetorin e Republikës sonë dhe na dha dy herë arsye për të festuar atë ditë.

Turqia e njohu zyrtarisht Republikën e Azerbajxhanit pa vonesë dhe marrëdhëniet diplomatike u vendosën me nënshkrimin e "Protokollit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit".

Turqia u bë shteti i parë që vendosi marrëdhënie diplomatike me Azerbajxhanin pas shpalljes së pavarësisë.

Gjatë tre dekadave të fundit, Turqia qëndroi pranë Azerbajxhanit mik dhe vëllazëror në kohë të mira dhe të vështira, duke e treguar këtë edhe një herë duke u gëzuar shumë teksa Forcat e Armatosura trimërore të Azerbajxhanit çliruan territoret e pushtuara në Luftën Patriotike 44-ditore.

Vullneti që formon marrëdhëniet tona, të cilat janë ngritur në statusin e aleancës me Deklaratën e Shushës të nënshkruar më 15 qershor 2021, do të vazhdojë si më parë.

Kjo qasje po konfirmon gjithashtu deklaratat e Gazi Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, se “Gëzimi i Azerbajxhanit është gëzimi ynë, dhe pikëllimi i tij është pikëllimi ynë” dhe të Haydar Aliyev, udhëheqësit kombëtar të Azerbajxhanit, “Një komb , dy shtete”.

Pas tre dekadash, sot ka një Turqi shumë më të fortë dhe një Azerbajxhan shumë më të fortë, vëllazëria dhe bashkëpunimi i ngushtë i të cilëve është gjithashtu garanci për paqen dhe stabilitetin në rajonin e tyre të përbashkët.

Duke festuar 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike me Azerbajxhanin, ne e shikojmë të ardhmen me besim dhe ritheksojmë vendosmërinë tonë për bashkëpunim drejt mirëqenies dhe zhvillimit të përbashkët.”



Lajme të ngjashme