Tatar: Jemi të kënaqur me deklaratat e Erdoganit për çështjen e Qipros

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar deklaroi se është i kënaqur me deklaratat e bëra nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me qëndrimin e Turqisë për çështjen e Qipros.

1762533
Tatar: Jemi të kënaqur me deklaratat e Erdoganit për çështjen e Qipros

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar deklaroi se është i kënaqur me deklaratat e bëra nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me qëndrimin e Turqisë për çështjen e Qipros.

Në një deklaratë me shkrim, Presidenti Tatar vlerësoi deklaratat e presidentit Erdogan lidhur me qëndrimin e Turqisë për çështjen e Qipros në takimin e djeshëm me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Duke u shprehur se qëndrimi i Turqisë për çështjen e Qipros është i qartë, Tatar tha se pritën me kënaqësi të madhe prononcimin e Presidentit turk i cili tha: “Të gjithë e dini pse procesi i negociatave për zgjidhjen e çështjes së Qipros, i cili ka më shumë se 50 vjet, nuk ka qenë i suksesshëm. Grekët nuk mund të shpëtonin nga mentaliteti që e shihnin veten si pronarin e vetëm të ishullit dhe injoronin turqit qipriotë.”

Tatar theksoi se politika e kryer për të hedhur më tej rrënjë në mirëkuptimin e ri, i cili parashikon bashkëpunimin e dy shteteve sovrane të barabarta në unitet të plotë të mendimit dhe veprimit me Turqinë, do të vazhdojë gjithnjë e më shumë dhe shtoi se të drejtat dhe interesat legjitime të popullit qipriot turk në rajon do të vazhdojë të jenë të mbrojtura me mbështetjen e Turqisë.

Tatar citoi Presidentin Erdogan të ketë thënë në takim se BE-ja veproi verbërisht si zëdhënëse e palës greke, por injoroi të drejtat dhe ligjet e turqve qipriotë, të cilët janë pjesë e pandashme e së njëjtës gjeografi.

Presidenti Erdogan përdori këto shprehje për Qipron: “Standardet e dyfishta të shfaqura na kanë sjellë të gjithëve në pikën që përpjekja për të tharë rrobat e sotme me diellin e djeshëm është humbje kohe. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku me Republikën Turke të Qipros së Veriut për të zgjidhur çështjen e Qipros në bazë të fakteve në ishull, në një mënyrë që do të përfitojnë të gjitha palët. Njohja e barazisë sovrane dhe statusit të barabartë ndërkombëtar të popullit turk qipriot do të hapë rrugën për një zgjidhje. Një zgjidhje e tillë do të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e mjedisit të bashkëpunimit në Mesdheun Lindor.

Është koha që BE të bëjë një llogari të sinqertë. Nëse BE-ja vërtet dëshiron të kontribuojë në zgjidhje, duhet të përmbushë angazhimet që ka marrë në vitin 2004, të njohë ekzistencën dhe vullnetin e turqve qipriotë dhe të vlerësojë propozimin e zgjidhjes të paraqitur në Gjenevë. Përndryshe, do të shihet si një shpërqendrim i ri, veçanërisht një taktikë, dhe nuk do të thotë gjë tjetër veçse humbje kohe dhe energjie”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan në takimin e zhvilluar të enjten në Ankara me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme