Mijëra njerëz marshojnë në kujtimit të dëshmorëve të Sarikamisit në Turqi

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 107-vjetorit të Operacionit Sarikamis në Kars, rreth 10 mijë persona marshuan në mot të ftohtë me flamuj turq me pishtarë në duar.

1759227
Mijëra njerëz marshojnë në kujtimit të dëshmorëve të Sarikamisit në Turqi
sarikamis mesaleli yuruyus.jpg
sarikamis mesaleli yuruyus1.jpg

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 107-vjetorit të Operacionit Sarikamis në Kars, rreth 10 mijë persona marshuan në mot të ftohtë me flamuj turq me pishtarë në duar.

Pas Mevludit të mbajtur për dëshmorët në xhaminë Kazim Karabekir Pasha në lagjen Sarikamis, mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Demokracisë 15 Korrik Sarikamis me flamuj turq dhe pishtarë në duar.

Pas koncertit të poezisë dhe muzikës, në programin ku u kënduan edhe ilahi, rreth 10 mijë persona, të cilët nuk e kishin problem që temperatura kishte rënë në 10 gradë nën zero, e nisën marshimin me thirrje për Allahun. Marshimit me pishtarë iu bashkuan edhe ushtarë të Akademisë së Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare.

Pas ecjes prej 3 kilometrash, pjesëmarrësit ndezën me pishtarë shkrimin “paqja qoftë mbi shpirtin tuaj” të përgatitur në Varrezat e Dëshmorëve “Yukari Sarikamis”.

Prefekti i Karsit dhe nënkryetari i Bashkisë, Turker Oksuz, në fjalën e tij tha se ata përkujtojnë Dëshmorët e Sarikamisit me mëshirë dhe mirënjohje.

“Vendin që na lanë do ta mbajmë përgjithmonë si një amanet të madh të lënë prej tyre”, tha ai.



Lajme të ngjashme