Erdogan: Aleanca e Qytetërimeve është një nismë e rëndësishme në rrugën drejt paqes

Lideri turk nderon kujtimin e Përfaqësuesit të parë të Lartë të OKB-së në Aleancën e Qytetërimeve, ish-presidentin portugez, Jorge Sampaio.

1743920
Erdogan: Aleanca e Qytetërimeve është një nismë e rëndësishme në rrugën drejt paqes
Cumhurbaşkanı Erdoğan, BM 76. Genel Kurulu3.jpeg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u dërgoi një videomesazh pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore të ish-presidentit të Portugalisë dhe Përfaqësuesit të parë të Lartë të OKB-së në Aleancën e Qytetërimeve, Jorge Sampaio, i cili ndërroi jetë në shtator të këtij viti.

Ceremonia përkujtimore u mbajt në selinë e OKB-së në Nju-Jork. Lideri turk në videomesazhin e tij që u publikua në këtë ceremoni shprehu keqardhjen e tij të thellë për vdekjen e Sampaio-s.

Erdoan shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e Sampaio, popullit të Portugalisë, stafit dhe udhëheqjes së OKB-së.

Presidenti Erdogan vuri në dukje kontributin e burrit të shtetit në forcimin e institucioneve demokratike në Portugali.

“Gjatë presidencës së Jorge Sampaio (2007-2012), lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi midis Turqisë dhe Portugalisë janë zhvilluar në mënyrë aktive. Ne do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e këtij politikani në dialogun mes Ankarasë dhe Lisbonës”, tha presidenti Erdoan.

Ai gjithashtu vuri në dukje rolin e ish-presidentit të Portugalisë në promovimin e ideve të Aleancës së Qytetërimeve, nismë që u iniciua në vitin 2005 nga kryeministrat e Turqisë dhe Spanjës.

Erdoan kujtoi se kjo ide u mbështet shumë shpejt nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, gjë që e solli atë në një nivel të ri. Jorge Sampaio u emërua Përfaqësuesi i parë i Lartë i OKB-së në Aleancën e Qytetërimeve, i cili shërbeu në këtë post nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai dha një kontribut të çmuar në krijimin e kornizës konceptuale të Aleancës së Qytetërimeve, në institucionalizimin dhe diversifikimin e aktiviteteve të saj. Ai bëri përpjekje për ta shndërruar Aleancën e Qytetërimeve në një strukturë në shërbim të paqes ndërkombëtare, shtoi udhëheqësi turk.

“Jorge Sampaio bëri të pamundurën për ta kthyer Aleancën në një platformë për promovimin e paqes në mbarë botën, duke intensifikuar përpjekjet ndërkombëtare kundër ekstremizmit përmes vendosjes së dialogut dhe ndërveprimit ndëretnik, ndërkulturor dhe ndërfetar”, tha kreu i shtetit turk.

“Grupi i miqve” i Aleancës së Qytetërimeve sot përfshin 146 shtete dhe organizata ndërkombëtare, deklaroi Erdogan, duke e cilësuar Aleancën një nismë të suksesshme dhe efektive për të sjellë paqen në planet.

“Në një periudhë kur islamofobia, racizmi, antisemitizmi dhe ksenofobia janë në rritje ka më shumë se asnjëherë tjetër nevojë për vizionin e Aleancës së Qytetërimeve dhe vlerave që mbron ajo. Kjo iniciativë, farën e të cilës ne e hodhëm 16 vite më parë na ofron një rrugëdalje të rëndësishme përballë krizave ku ndodhet bota sot”,- përfundoi Erdoan.



Lajme të ngjashme