Artileria turke neutralizoi 3 terroristë në veri të Irakut
Terroristët e PKK-së janë neutralizuar në zonën e operacionit “Kthetra-Tigri” që forcat turke zhvillojnë në veri të Irakut.
1743168

Ushtria turke vazhdon të shkatërrojë e asgjësojë strofkat e terrorit në veri të Irakut.
Në operacionin “Kthetra-Tigri” [Pençe-Kaplan] që forcat turke zhvillojnë në veri të Irakut janë neutralizuar tre terroristë të PKK-së, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë (MSB), bërë të dielën.
Terroristët po planifikonin një sulm në zonën operative “Kthetra-Tigri” në Irakun verior, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për të neutralizuar terroristët u përdorën mjete të mbështetjes me zjarr (artileri).