Siri – Bie dëshmor një major i këmbësorisë

Majori i këmbësorisë Mete Yildirim ka rënë dëshmor si pasojë e një aksidenti me armë në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes” që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë në Siri.

1738031
Siri – Bie dëshmor një major i këmbësorisë

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet se Yildirim, i cili mbeti i plagosur në aksidentin që ndodhi në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”, u transferua në spital por megjithë ndërhyrjet e doktorëve ai nuk mundi të shpëtonte dhe ra dëshmor,- thuhet në deklaratën e Ministrisë.

“Ne urojmë mëshirën e Allahut për dëshmorin tonë të dashur, i cili humbi jetën në këtë incident që na mbyti në dhimbje dhe pikëllim të thellë dhe i shprehim ngushëllimet dhe durim familjes së tij të pikëlluar, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë fisnik”,- përfundon komunikata.



Lajme të ngjashme