Ankaraja dhe Uashingtoni diskutojnë bashkëpunimin

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) zhvilloi një bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivian.

1736246
Ankaraja dhe Uashingtoni diskutojnë bashkëpunimin

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) zhvilloi një bisedë telefonike me këshilltarin e presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, njoftoi zyra e Zëdhënësit.

Në këtë bisedë telefonike u diskutua për gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit diskutuan për aspekte të ndryshme të lidhjeve politike dhe ekonomike midis Ankarasë dhe Uashingtonit, si dhe çështje të bashkëpunimit ushtarak turko-amerikan.

Palët diskutuan edhe për situatën politike dhe humanitare në Afganistan, sigurimin e integritetit territorial të Sirisë dhe luftën kundër terrorizmit në këtë vend dhe procesin politik në Libi, përfshirë zgjedhjet e planifikuara për 24 dhjetor.

Gjithashtu u shkëmbyen mendime mbi mënyrat për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Karabak, zhvillimet në lindje të Ukrainës, kriza e migracionit në kufirin bjelloruso-polak dhe çështjet që lidhen me Mesdheun Lindor.

Kallën dhe Sullivan diskutuan edhe detajet e një mekanizmi të përbashkët strategjik, për të cilin u ra dakord në takimin e fundit midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologut të tij amerikan Joe Biden në samitin e G20-s, që u mbajt në Romë të Italisë.



Lajme të ngjashme