Akar: Turqia nuk zotëron armë kimike

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se nuk ka armë kimike në inventarin e Forcave të Armatosura Turke.

1734856
Akar: Turqia nuk zotëron armë kimike

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se nuk ka armë kimike në inventarin e Forcave të Armatosura Turke.

Akar iu përgjigj pyetjeve në Komisionin e Planit dhe Buxhetit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) për vitin 2022 në kryeqytetin Ankara.

Pretendimeve për armë kimike, Akar iu përgjigj duke thënë: “Në inventarin e Forcave të Armatosura Turke dhe brenda Forcave të Armatosura Turke nuk ka absolutisht dhe nuk ka pasur asnjëherë armë gazi apo kimike. As që nuk mund të bëhet fjalë për një gjë të tillë. As është marrë dhe as nuk merren armë të tilla, as fshehur dhe as në sekret. Kur shikohet edhe nga ekspertët, është shumë e qartë se nuk ka një gjë të tillë në Turqi apo brenda Forcave të Armatosura Turke. Pavarësisht kësaj, pretendime të tilla përsëriten periodikisht për të njollosur luftën në mënyrë shumë të ndershme dhe transparente kundër terrorizmit që kryen Republika e Turqisë, Forcat e Armatosura Turke dhe ushtarët turk (Mehmetçik). Asnjë prej këtyre pretendimeve nuk kanë bazë.”  



Lajme të ngjashme