Presidenti i Çadit sot viziton Turqinë me ftesë të Presidentit Erdogan

Presidenti i përkohshëm i Republikës së Çadit, Mahmat Idriss Deby Itno do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.

1725487
Presidenti i Çadit sot viziton Turqinë me ftesë të Presidentit Erdogan

Presidenti i përkohshëm i Republikës së Çadit, Mahmat Idriss Deby Itno do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Presidenti Itno do të zhvillojë një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë takimeve në kuadër të vizitës do të bisedohet në lidhje me të gjitha dimensionet e marrëdhënieve Turqi-Çad si dhe për hapat që mund të hidhen në zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se krahas marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedimeve do të shkëmbehen edhe mendimet për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me procesin aktual të tranzicionit në Çad, i cili mori mandatin e presidencës së grupit të vendeve "G5 të Sahelit" dhe "Komunitetit të Shteteve Sahel-Sahariane”.



Lajme të ngjashme