Turqia shpëton 106 migrantë të parregullt të prapësuar nga Greqia

Njëqind e gjashtë (106) migrantë të parregullt, të shtyrë në ujërat territoriale turke nga elementët grekë, u shpëtuan në brigjet e Izmirit, Aydin dhe rrethit Datça të Muğla.

1723479
Turqia shpëton 106 migrantë të parregullt të prapësuar nga Greqia

Sipas deklaratës në faqen e internetit të Komandës së Rojës Bregdetare, vendndodhja e një grupi migrantësh të parregullt u zbulua nga radarët e lëvizshëm afër brigjeve të rrethit Çeşme të Izmirit.

Më pas një anije e Rojës Bregdetare u dërgua në zonë dhe 28 migrantë të parregullt, që ndodheshin në një gomone dhe ishin shtyrë prapa në ujërat territoriale turke nga elementët grekë, u nxorën në tokë.

Ekipet e Rojës Bregdetare turke mësuan për vendndodhjen e një grupi tjetër migrantësh të parregullt në Zonën e Parqeve Kombëtare të rrethit Kuşadası të Aydin.

Njëmbëdhjetë (11) migrantët e parregullt, të cilët ishin prapësuar nga njësitë e Rojës Bregdetare greke në një gomone shpëtimi dhe kishin arritur të dilnin në breg me mundësitë e tyre, u shpëtuan nga ekipet e Rojës Bregdetare turke.

Ekipet turke kryen gjithashtu edhe një mision tjetër shpëtimi afër brigjeve të rrethit Datça të Muğla, pasi mësuan se këtu ndodhej një grup tjetër migrantësh të parregullt në 3 gomone shpëtimi.

Ekipet e Rojës Bregdetare turke i nxorën në breg 67 migrantët e parregullt, të cilët ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare greke, dhe pas kryerjes së procedurave i dorëzuan ata tek Drejtoria Vendore e Menaxhimit të Migracionit.

 


Lajme të ngjashme