Zv/ministri i Jashtëm Onal pritet në takim nga Nënkryetari i Këshillit Presidencial të Libisë

Abdullah Ellafi, Nënkryetar i Këshillit Presidencial Libian, tha se Këshilli dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e tij të partneritetit me Turqinë në një mënyrë që i shërben interesave të dy vendeve.

1722953
Zv/ministri i Jashtëm Onal pritet në takim nga Nënkryetari i Këshillit Presidencial të Libisë

Abdullah Ellafi, Nënkryetar i Këshillit Presidencial Libian, tha se Këshilli dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e tij të partneritetit me Turqinë në një mënyrë që i shërben interesave të dy vendeve.

Sipas zyrës së Këshillit për informim, Ellafi u takua me zëvendësministrin e Jashtëm turk Sadat Onal në kryeqytetin Tripoli.

Ellafi deklaroi se Këshilli dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet e partneritetit midis Libisë dhe Turqisë në një mënyrë që i shërben interesave dhe nënvizoi rolin e Turqisë në zgjidhjen paqësore të krizës libiane, duke përmendur lidhjet historike dhe thellësinë e marrëdhënieve dypalëshe që lidhin të dy vendet së bashku.

Duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në datën e caktuar, Ellafi tha se është e domosdoshme që shteti dhe Dhoma e Përfaqësuesve të arrijnë një marrëveshje mbi ligjin zgjedhor.

Ata diskutuan çështje që lidhen me Libinë, veçanërisht Konferencën e Iniciativës për Promovimin e Stabilitetit në Libi, ku do të marrin pjesë Turqia si dhe disa vende të tjera.

Kryeministri Abdulhamid Dibeybe, i cili ishte i pranishëm në takim, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Turqisë në konferencë, duke vënë në dukje se mbajtja e zgjedhjeve është një mundësi unike për t'i dhënë fund krizës dhe për të arritur paqen dhe stabilitetin.

Konferenca e Iniciativës për Mbështetje të Stabilizimit Libian do të mbahet sot me pjesëmarrje ndërkombëtare në nivel ministror.

Sipas udhërrëfyesit të OKB-së për një zgjidhje të problemit në Libi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë caktuar për 24 dhjetor.



Lajme të ngjashme