Erdogan: Bashkëpunimi ynë me vendet afrikane nuk është afatshkurtër dhe i bazuar në interes

Me ftesë të homologëve të tij, Presidenti Erdogan nisi një turne në Afrikë që përfshin Angolën, Togon dhe Nigerinë.

1720728
Erdogan: Bashkëpunimi ynë me vendet afrikane nuk është afatshkurtër dhe i bazuar në interes
erdogan super 1.jpg

Me ftesë të homologëve të tij, Presidenti Erdogan nisi një turne në Afrikë që përfshin Angolën, Togon dhe Nigerinë.

Erdogan mbajti një konferencë shtypi në Aeroportin Ataturk të Stambollit përpara vizitës së tij në Angola, pjesa e parë e turneut të tij afrikan, mes datave 17-20 tetor.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ata kurrë nuk e shikojnë bashkëpunimin me vendet afrikane në një afat të shkurtër dhe të orientuar drejt interesit.

"Me vëllimin tonë tregtar që tejkalon 25 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2020, Turqia dallohet si një partner strategjik për vendet afrikane," theksoi Presidenti Erdogan.

Kreu i shtetit turk se ai ka bërë 38 vizita në 28 vende afrikane, përfshirë edhe kohën deri sa ishte kryeministër, dhe tha se këto udhëtime janë gjithashtu të rëndësishme pasi janë vizitat e para zyrtare nga Turqia në Angola dhe Togo në nivelin e presidentit.

Duke theksuar se ata vazhdojnë të sjellin Turqinë dhe Afrikën më afër në të gjitha fushat dhe se kurrë nuk e shikojnë bashkëpunimin me vendet afrikane në një afat të shkurtër dhe të orientuar drejt interesit, Erdogan përmendi edhe luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19): "Ne kemi siguruar pajisje mjekësore dhe furnizime të nevojshme për të luftuar epideminë në 159 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare. Me zbatimin e TURKOVAC, vaksina vendore kundër Covid-19, ne do të përpiqemi të japim mbështetjen tonë më të mirë kudo."

"Ne do të zhvillojmë Forumin e Tretë të Biznesit Turqi-Afrikë në Stamboll në 21-22 tetor menjëherë pas vizitës tonë", shtoi Erdogan.

Kreu i shtetit turk u nis për në Angola dhe u shoqërua nga ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Tregtisë Mehmet Mus, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez dhe Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun.

 


Lajme të ngjashme