Turqia dënon sulmin ndaj autokolonës së Guvernatorit të Adenit në Jemen

Turqia bëri një deklaratë ku dënoi dhe shprehu ngushëllimet e saj për sulmin me bombë ndaj autokolonës së Guvernatorit të Adenit në Jemen, Ahmed Hamed Lamlas.

1717576

“Ne jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi se shumë njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit të sotëm (10 tetor) të kryer me një autobombë që synonte autokolonën e Guvernatorit të Adenit, Ahmed Hamed Lamlas në provincën Aden të Jemenit. Ne e dënojmë këtë sulm të urryer dhe urojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, një shërim të shpejtë për të plagosurit, dhe shprehim ngushëllimet tona për popullin miqësorë e vëllazërore dhe Qeverinë e Jemenit”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate të shkruar.

Nëpërmjet një deklarate në llogarinë e tij në “Twitter”, ministri i Informacionit të Jemenit, Muammar al-Iryani raportoi se si pasojë e një sulmi me bombë ndaj autokolonës së Guvernatorit të Adenit, Ahmed Hamid Lamlas, 6 persona vdiqën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Kurse Guvernatori i Aden Lamlas kishte bërë një deklaratë ku ishte shprehur se gjendja e tij ishte e mirë.

Lajme të ngjashme