Në Shtëpinë Turke në Nju-Jork më 27 shtator do të fillojnë shërbimet konsullore

Shtëpia Turke (Turkevi), që u inaugurua në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të fillojë të japë shërbime konsullore për qytetarët duke filluar nga dita e hënë, 27 shtator.

1710329

Në një deklaratë të bërë në llogarinë “Twitter” të Konsullatës së Përgjithshme Turke në Nju Jork, shkruhet: "Shërbimet tona konsullore do të fillojnë të ofrohen në ndërtesën tonë të re “Turkevi” që nga dita e hënë, 27 shtator".

Përurimi i ndërtesës së Shtëpisë Turke u bë nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan më 20 shtator.

Në ndërtesën e Shtëpisë Turke, që ndodhet përballë selisë së Kombeve të Bashkuara, gjendet Përfaqësia e Përhershme e Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Përfaqësa e Republikës Turke të Qipros së Veriut si dhe Konsullata e Përgjithshme turke në Nju-Jork.

Lajme të ngjashme